Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në fushat e futbollit europian. Protagonist këtë herë është mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin polak me fanellën e Widzew ?ód?. Shehu realizoi në minutën e 35-të të përballjes ndaj Zag??bie Lubin, duke shënuar me kokë dhe duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij në 2-0.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte festa e futbollistit shqiptar. Menjëherë pas golit, Shehu formoi shqiponjën dykrenare me duar, duke përcjellë një mesazh të veçantë pikërisht në 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit. Një mënyrë fantastike për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi edhe larg Shqipërisë, duke i dhënë golit një domethënie të veçantë për tifozët shqiptarë.
Ky është goli i dytë radhazi për Juljan Shehun në kampionatin polak, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon mesfushori i Kombëtares. Shehu aktivizohet prej katër vitesh te Widzew ?ód? dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët shqiptarë që po lënë gjurmë në futbollin polak. /Sport Ekspres/
?? de J. Shehu https://t.co/Ln2bId5VPM
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) November 28, 2026