Kategoria e Parë, renditja/ Besëlidhja e heq Kukësit nga vendet e para, fitore e madhe e Bylisit

Kategoria e Parë, renditja/ Besëlidhja e heq Kukësit nga vendet e para, fitore e madhe e Bylisit

Janë mbyllur katër përballjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 12-të, ku nuk kanë munguar golat dhe emocionet. Vëmendjen kryesore e mori dueli mes Besëlidhjes dhe Kukësit, dy skuadrave që synojnë ngjitjen në Abissnet Superiore. Lezhjanët triumfuan me rezultatin 2-1, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Bilali zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të, ndërsa Kukësi reagoi në të 52-ën me Bespallov. Megjithatë, Hila në minutën e 69-të vulosi fitoren e Besëlidhjes.

Spektakli më i madh u regjistrua në Librazhd, ku Bylisi mposhti Sopotin me rezultatin 4-2. Marku realizoi në minutën e 36-të, ndërsa Naza barazoi në shtesën e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Bylisi shpërtheu me golat e Leshit (58′), Markut (61′) dhe P. Markut. Aminu shënoi për Sopotit në minutën e 78-të, por pa ndryshuar fatin e takimit.

Ndërkohë, Oriku mori një fitore dramatike 1-0 ndaj Korabit. Heroi i vlonjatëve ishte Bruno Telushi, ish-futbollisti i Partizanit, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 90-të. Në sfidën tjetër, Kastrioti dhe Burreli u ndanë në barazim 1-1. Beshiraj shënoi që në minutën e 6-të për vendasit, ndërsa Xhabrahimi barazoi me penallti në minutën e 44-t. Katër takimet prodhuan plot 11 gola, duke konfirmuar garën e fortë në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/