Armando Broja ende nuk ka fituar hapësirën e duhur në radhët e Chelsea-t. Dëmtimi i vështirë që pësoi në dhjetorin e shkuar ka bërë që sulmuesi shqiptar të mos jetë ende në formën e tij më të mirë. Disa klube dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe po interesohen për të transferuar lojtarin e Kombëtares kuqezi.
Së fundmi, Fulhami është përfolur se po vëzhgon me kujdes Armando Brojën. Por një transferim drejt tyre duket thuajse i pamundur. Blutë e Londës besojnë te 22-vjeçari. “Evening Standard” bën me dije se klubi anglez pritet të refuzojë ofertën e Fulhamit në janar. Sipas tyre, Chelsea nuk do të pranojë asnjë ofertë që lidhet me Brojën në merkaton e dimrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/