Chelsea beson te Armando Broja, do të refuzojë çdo ofertë për sulmuesin shqiptar në janar

Chelsea beson te Armando Broja, do të refuzojë çdo ofertë për sulmuesin shqiptar në janar

Armando Broja ende nuk ka fituar hapësirën e duhur në radhët e Chelsea-t. Dëmtimi i vështirë që pësoi në dhjetorin e shkuar ka bërë që sulmuesi shqiptar të mos jetë ende në formën e tij më të mirë. Disa klube dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe po interesohen për të transferuar lojtarin e Kombëtares kuqezi.

Së fundmi, Fulhami është përfolur se po vëzhgon me kujdes Armando Brojën. Por një transferim drejt tyre duket thuajse i pamundur. Blutë e Londës besojnë te 22-vjeçari. “Evening Standard” bën me dije se klubi anglez pritet të refuzojë ofertën e Fulhamit në janar. Sipas tyre, Chelsea nuk do të pranojë asnjë ofertë që lidhet me Brojën në merkaton e dimrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/