Një nga futbollistët më të paguar në botë duket se është një koprrac i madh. Duke marrë parasysh paratë që fiton, është vërtet e habitshme ta shohësh atë duke mbajtur një celular të prishur për një kohë të gjatë.
Me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, Thomas Muller është absolutisht një nga lojtarët më të paguar të Bayernit, por duket se edhe ky 34-vjeçar nuk shpenzon shumë para.
Me një postim në Instagram, bashkëlojtari i Muller, Leon Goretzka, zbuloi se çfarë celulari mban në të vërtetë lojtari legjendar i Bayernit. Është një iPhone praktikisht i prishur.
“Është koha për një të re,” tha Muller kur u pyet për telefonin dhe shtoi: “Ndonjëherë bateria nxehet kur jam në telefon”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Let‘s hope that Christoph Freund can still call @esmuellert_ for contract talks… ? pic.twitter.com/x5bID9daIo
— labestianegra1900 (@lbn19000) December 13, 2023