Qazim Laçi ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League. Sparta e Pragës mposhti pastër 1-3 Arisin e Limasolit në transfertë. Protagonist në këtë takim ishte edhe mesfushori shqiptar.
Laçi dha një asist mjaft të bukur në rastin e golit të tretë të Spartës. Lojtari kuqezi ka zhvilluar gjithashtu një nivel të lartë loje, duke u vlerësuar me notën 8.6 nga “Sofascore”. Po i njëjti aplikacion e ka renditur emrin e tij në formacionin më të të mirë të raundit në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/