VIDEO/ Festë e çmendur në Metropolitano Stadium, Griezmann dhe Riquelme eliminojnë Real Madrid nga “Copa Del Rey”

Atletiko Madrid ka arritur që të eliminojë Real Madrid në Copa Del Rey. Ekipi i drejtuar nga Simeone fitoi në shifrat 4-2, në 30 minutat e shtesës. Pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, gjithçka u vendos në shtesë.

Goli i parë u realizua nga ana e Linos për vendasit, ndërsa autogoli i Oblak, në minutën e 45, do të kthente ekuilibrat e takimit. Morata shënoi golin e avantazhit në të 57, duke sjellë festë sërish te Atletiko. Por në minutën e 82, Bellingham dha një asist perfekt ku Joselu nuk fali, për t’i dërguar shifrat në 2-2. Në 30 minutat e shtesës ishte Griezman dhe Riquelme që shënuan për Atletiko Madrid, duke e kaluar në turin tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/