Emrin e Xherdan Shaqirit jemi mësuar ta lakojmë për golat e tij spektakolar dhe për arritjet e mëdha në fusën e gjelbër. Por këtë herë e dëgjojmë për sjellje që nuk i kanë hije figurës së tij. “Gazeta Express“ raporton se futbollisti shqiptar është nxjerrë nga punonjësit e sigurisë ambienteve të “Club Zone” në Prishtinë.
Sulmuesi nga Zhegra ka qenë i pranishëm në Kosovë për të kaluar pushimet, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishte vendur të festonte në një nga klubet e natës më të njohura në Prishtinë. Por së bashku me disa miq të tij. Shaqiri është bërë problematik, duke kryer sjellje të pahijshme. Të pranishmit janë ankuar për sjelljen e ish-lojtarit të Liverpulit, çka ka shtyrë punonjësit e sigurimit ta shoqërojnë jashtë klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/