Redon Xhixha nuk po kalon formën e tij më të mirë në Azerbajxhan. Sulmuesi shqiptar dikur ishte ylli i “Abissnet Superiore”-s, duke shkëlqyer me golat e shënuar me fanellën bardheblu. Por përvoja me Karabakun nuk po shkon në të njëjtën mënyrë.
Përpos mungesës së golave, Xhixhës po i mungojnë edhe minutat në fushën e lojës. Ish-futbollisti i Tiranës në ndeshjen e sotme u aktivizua në minutën e 92-të. Më tepër një zëvendësim strategjik i trajnerit për të vonuar lojën, në mënyrë që ekipi të ruante avantazhin 0-1 kundër Zirës./Sport Ekspres/