Një gol vendosi ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madrid dhe Mallorca, e mbyllur në shifrat 1-0. Megjithatë, mëngjesin pas ndeshjes, shumë e mbrojnë pretendimin se goli duhej të anulohej. Para se Rudiger të dërgonte një goditje drejt portës, Carvajal, sipas shumë njerëzve, shkaktoi një faull. Mbrojtësi i Realit rrëzoi Raillo, por arbitri “nuk e pa”.
Duke qenë se është një gol fitues, nëse është i parregullt, Real Madridi i “vodhi” dy pikë Mallorca-s. Girona rezulton më e humbura, sepse do të kishte dy pikë mbi Realin në krye të La Liga, por edhe Mallorca, për të cilën çdo pikë në luftën për të qëndruar në kategori është e artë.
“Është një faull i qartë që ndikon drejtpërdrejt në golin dhe rezultatin e ndeshjes. Duhet të anulohej më vonë. VAR nuk e ka vënë në dijeni arbitrin”, shkruajnë mediat spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
??El gol de Rüdiger no debió subir al marcador por la sujección de Carvajal a Raíllo en la zona donde va a caer el balón aéreo. Si hay infracción de un jugador del equipo anotador previa a un tanto, el gol no debe concederse.pic.twitter.com/ObMsoRiEAq
— Mr. Asubío (@MrAsubio) January 4, 2024