Egnatia është kthyer në 2024 me një fitore. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka arritur që të fitojë kundër Skënderbeut me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Fernando.
Pas akordimit të një penalltie, Fernando u tregua shumë i qetë në minutën e 59. Me anë të panenkës, topi u dërgua në rrjetë. Ky gol mjaftoi që Egnatia të dilte me 3 pikë, pavarësisht dëshirës së Skënderbeut për të barazuar rezultatin. /Sport Ekspres/