Ndeshja e mbrëmshme mes Gambias dhe Kamerunit ka përsëritur një nga skenat më ikonike të futbollit, “dorën e Zotit”. Por në ndryshim nga periudha e Maradonës, në futbollin e ditëve të sotme ekziston sistemi VAR. Një fakt të cilin lojtari i Gambias e harroi për një moment. Pasi dukshëm e shtyu topin me dorë përtej vijës fatale, futbollisti i Gambias festoi si i çmendur, i rrëmbyer nga ideja se goli i tij do të vuloste barazimin në minutat e fundit të ndeshjes.
Por arbitrat kurrsesi nuk mund të lejonin që një gol i shënuar në këtë mënyrë të cilësohej i rregullt. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-3 të Kamerunit, që ka siguruar kalimin e grupit në Kupën e Kombeve të Afrikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Africa version of Maradona, Afcon will only give you this goal ?
— HojlundPR ?? (@HojlundPR) January 23, 2024
Bro scored with his hand in the VAR era and celebrated like he won the AFCON ? pic.twitter.com/998RLLfenL
— Troll Football (@TrollFootball) January 23, 2024