Silvinjo ishte në stadiumin e Frankfurtit për të ndjekur dhe biseduar nga afër me dy lojtarët shqiptarë, Gruda dhe Weiper. Të dy futbollistët që janë pjesë e Mainz, ndeshjen e javës së shkuar e kishin kundër Frankfurt, por për shkak të një dëmtimi, nuk mund të luanin dot.
Jehona e këtyre tentativave të Silvinjos për të marrë dy lojtarët e moshave të Gjermanisë, ka shkuar edhe në Greqi. Media e madhe “Gazzeta.gr” shkruan: “Silvinjo po dërgon te Shqipëria dy lojtarët e Gjermanisë, Weipper dhe Gruda”, thuhet në raportim. /Sport Ekspres/