Eneo Bitri është larguar nga Valerenga. Skuadra norvegjeze nuk mundi të siguronte qendrimin në elitë për sezonin e ardhshëm, çka ka shtyrë mbrojtësin shqiptar që të ndërronte ambient. Ish-futbollisti i Partizanit do t’i bashkohet kampionatit ku luajnë Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.
Klubi Krakovia ka njoftuar ditën e sotme përmes faqes zyrtare në “Twitter” se Bitri i është nënshtruar testeve mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratë. Krakovia renditet në vendin e 13 në tabelën e renditjes në elitën e futbollit polak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? 27-letni alba?ski obro?ca, Eneo Bitri przechodzi aktualnie testy medyczne przed do??czeniem do Cracovii. pic.twitter.com/sSbziOkeod
— CRACOVIA (@MKSCracoviaSSA) January 30, 2024