Në futboll ekziston ligji i më të fortëve, ashtu si në jetë. Klubet e vogla janë shumë shpesh viktima të vjedhjes së arbitrave kur janë në rrugën e tyre për të prishur planet e shumë më të fuqishmëve dhe më të mëdhenj se ata. Mbrëmjen e së shtunës, këtë e provoi më së miri Girona. Kjo e fundit po i bën rezistencë Real Madridit në rrugën për të fituar titullin kampion. Ndeshja e tyre kundër Sociedad u mbyll në barazimin 0-0, por goli që iu anulua në minutën e 24 shkaktoi shumë polemika.
Kjo për vetë faktin se pozicioni jashtë loje milimetrik ndodhi 35 sekonda përpara shënimit të golit. Madje, lojtarët e Real Sosiedadit spastruan dy herë zonën përpara se topi të shkonte në rrjetë. “Nuk mund të gjykosh diçka pas një vonese prej 40 sekondash nga aksioni”, tha trajneri i Girona-s, Michael Sanchez, që nuk mund ta pranonte kurrsesi anulimin e golit. Në Spanjë ekziston ideja se Real Madrid po përkëdhelet nga arbitrat, të cilët po kujdesen që të godasin kundërshtarin edhe në ndeshjet e tjera, në mënyrë që të mos i prishin punë madrilenëve në luftën për titullin. /Sport Ekspres/
They just dissalowed this goal from Girona for an offside that happened 35 seconds before the goal, the Sociedad players cleared the ball away twice in the sequence
You can’t compete against Madrid #Florentinoleague
— `? (@a3avd_) February 3, 2024