Allegri e kishte një argument për të gjithë kritikët pas humbjes së pësuar nga Interi. Teksa të gjithë prisnin që bardhezinjtë të hapnin akoma më shumë kampionatin në Serinë A, zikaltërit i thyen rivalët e tyre në shifrat 1-0.
“Juventusi ka ndryshuar 15 lojtarë që kur kam ardhur dhe rreth dhjetë prej tyre kanë lindur në vitin 2000 e tutje. Është një proces që kërkon qetësi. Këto janë faktet. Këtë e di edhe klubi. Interi nuk u ndërtua brenda një viti”, tha Allegri. /Sport Ekspres/