Futbollistët e Cadiz kanë pësuar një disfatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Betisit në kuadër të javës së 24-të të La Ligës. Rezultati përfundimtar ishte 0-2 në favor të ekipit mik. Golat për fitoren e Betisit janë shënuar nga Willian Jose dhe Pablo Fornals, i cili së fundmi ka ardhur në këtë ekip dhe pritet të jetë një përforcim i madh.
Cadiz po luan shumë keq dhe ata janë në zonën e rënies, ndërsa kanë humbur mbështetjen e tifozëve të tyre. Tifozët janë shumë të shqetësuar për lojërat e këqija dhe kanë frikë se ekipi i tyre në fund të sezonit do të jetë në një vend që të çon në një rang më të ulët të garës.
Ata vendosën një mënyrë interesante proteste. Në fund të minutës së 93, ata vendosën që të hedhin qese në fushën e lojës dhe ta pushtojnë atë, duke e detyruar arbitrin që ta mbylli ndeshjen një minutë më herët. /Sport Ekspres/
?| The scenes at the Estadio Nuevo Mirandilla as Cadiz fans throw plastic raincoats onto the pitch in protest of the club’s performances.
The referee had to blow for full-time early.
pic.twitter.com/Bii2gZSKHp— Red Card Alert (@collinabanter) February 9, 2024