Interi ka mposhtur lehtësisht Leçen në javën e 26 të Serisë A. Zikaltrit kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0, duke marrë fitoren e 10 radhazi në të gjitha garat. Nga minuta e parë në fushën e lojës shkeli edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar tregoi klasin e tij, duke dhënë një asist të përkryer për Lautaro Martinezin. Argjentinasi e ndali topin në rrjetë dhe zhbllokoi kështu rezultatin në minutën e 16 të ndeshjes.
Fratezi dyfishoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Lautaro Martinezi i dërgoi shifrat në 0-3. Për të mbyllur përfundimisht historinë e kësaj ndeshjeje mendoi De Fraji, i cili shënoi me kokë në minutën e 67. Interi fitoi me rezultatin përfundimtar 0-4 dhe shkëputet me 9 pikë në krye të renditjes. Vlen të theksohet se zikaltrit kanë edhe një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Titulli duket gjithmonë e më pranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???GOAL???
?? Lautaro MartinezInter 1-0 Lecce
LAUTARO MARTINEZ OPENS THE SCORING FOR INTER! pic.twitter.com/uJ66zeO6XK
— Footy Weekly (Banky) (@FootyBanks) February 25, 2024