Mançester Siti ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës FA. “Qytetarët” kanë mposhtur lehtësisht Lutonin me shifrat 2-6. “Përbindëshi” Haland ka gllabëruar kundërshtarin mbrëmjen e sotme, teksa 5 prej golave mbajnë autorësinë e tij.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar në minutën e 4-t, 18, 41-të, 55 dhe 58. Golin e fundit për “qytetarët” e shënoi Kovaçiçi në minutën e 72-të. Sa i përket Lutonit, golat u shënuan nga Klarku në minutën 44-t dhe të 52-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/