Vllaznia është ekipi më në formë i momentit në “Abissnet Superiore”. Shkodranët kanë gëzuar tifozët mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, ku kanë mposhtur me shifrat 3-1. Tiranën në klasiken e futbollit shqiptar. Ndërkohë në Durrës Teuta ka marrë tre pikët në derbin kundër Erzenit. Durrsakët kanë mposhtur pastër shijakasit me shifrat 3-0. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.
Martini (Teuta): “Ndeshjet ezaurohen nga një rast, nga një goditje standarte. Kishim punuar për goditjet standarte ëktë javë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm qetë dhe ishte nëj fitore mjaft domethënëse për ne. Më gëzon shumë fakti që nuk pësuam. Edhe në Rrogozhinë nuk pësuam gol, edhe sot nuk pësuam. Nga ndeshja në ndeshje djemtë kanë nevojë të rrisin besimin te vetja. Është ndeshje shumë e rëndëisshme për ne. Teuta çdo vit hyn në kampionat dhe në kupë për të arritur në Kupat e Europës. Fitorja e sotme rrit entuziasmin para ndeshjes me Tiranën. Shkojmë gjithçka për gjtihçka. E kam thënë që ditën e parë kur filloi kampionati, Vllaznia është ekipi kryesor që mund të fitojë kampionatin”.
Osmani (Vllaznia): “Duhet të ceket publiku, na ka përkrahur për 90 minuta. Çdo fitore është e mirë, por kjo kundër një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Një pjesë luftarake, ku dominuam edhe në lojën 1 me 1. Në pjesën e dytë u pozicionuam pak tepër. Kundërshtari ndërroi sistemin e lojës. Megjithatë nuk na rrezikuan, përveç disa momenteve. Edhe në pushim e përmendëm rezultatin. Gjatë lojës do vijnë edhe momentet e rrezikshme. Do përforconim edhe mesin e fushës, edhe sulmin. Ne, jo vetëm gjatë kësaj loje, por edhe më parë, mundohemi ta menaxhojmë mirë euforinë. E përsëris, kemi edhe 10 ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kush do të na mundë ne? Inshallah asnjë.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/