Juventusi U23 ka mposhtur me shifrat 0-4 Olbian në javën e 30 të Serisë C. Një fitore e lehtë për bardhezinjtë, në të cilën dha ndihmën e tij edhe Luis Hasa. Mesfushori shqiptar që po lulëzon te Juventusi realizoi një gol për t’u vendosur në kornizë në minutën e 5 të takimit.
20-vjeçari kapi në befasi portierin me goditjen e tij nga jashtë zonës së rreptësisë. “Predha” e lëshuar nga e djathta e tij ishte e pakapshme për gardianin e Olbias, që pa topin të ndalen në trekëndësh. Me këtë fitore Juventusi U23 ka shkuar në 41 pikë të grumbulluara në 30 javë kampionat dhe renditet në vendin e 8 në grupin B të Serisë C./Sport Ekspres/
LUIS #HASA ? pic.twitter.com/JpqAFaNdxf
— JuventusJuvenil (@JuvenilJuventus) March 6, 2024