Java e 28 e “Abissnet Superiores” ka sjellë befasi të mëdha mbrëmjen e sotme. Pas shumë viteve në krye të renditjes, Egnatia rrezikon për herë të parë kryesimin e tabelës. Skënderbeu ka mposhtur rrogozhinasit me rezultatin 2-0. Ndeshja u vendos nga dy golat e shënuar nga Frenklini, përkatësisht në minutat 20 dhe 40. Tashmë diferenca mes Egnatias dhe Vllaznisë është vetëm 2 pikë, por shkodranët kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar.
Ndërkaq, fatin e rrogozhinasve e patën edhe kampionët në fuqi të Superiores. Partizani u largua kokëulur nga “Niko Dovana”. Teuta mposhti të kuqtë me rezultatin minimal 1-0. Ishte Peposhi ai që i dha fitoren bregdetarëve me golin e tij të shënuar në minutën e 67./Halit Delibashi-Sport Ekspres/