Florian Marku ka marrë sot humbjen e tij të parë në sportin e boksit. Boksieri shqiptar u ndesh sot me Kris Kongon në një duel që zgjati me 10 raunde. Gjatësia e Kongos ia bëri më të vështirë punën Markut. 31-vjeçari nga Lushnja dominoi raundet e para, por lëshoi terren në raundet pasardhëse.
Gjithashtu, Marku u penalizua me heqje pikësh në raundin e 8 për shkak të goditjeve të palejuara pas koke. Gjyqtarët vendosën të tre me vendim unanim në favor të britanikut. Tashmë titulli kampion që Marku mbante brez ka kaluar në duart e Kris Kongos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/