VIDEO/ Super Armando Broja! Futet në fushë dhe vjen ndeshja e çmendur e Burnley, shqiptari ishte fantastik

Burnley ka kaluar në Championship dhe Armando Broja ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Një ndeshje e parë në këtë kategori të kampionatit anglez kundër West Ham, një përballje me aromë Premier League, mes dy ekipeve që sapo ranë nga elita e futbollit anglez. West Ham po kryesonte në shifrat 0-2 dhe Armando Broja hyri në fushë në minutën e 76. Shqiptari vuante nga një dëmtim dhe humbi disa ndeshje miqësore përgatitore para nisjes së sezonit, mes tyre dhe të FA CUP.

Menjëherë pas hyrjes së tij, ritmi i ndeshjes ndryshoi. Në minutën e 82, pas një pasimit të Brojës, Edëards do të fitonte një penallti që u ekzekutua saktësisht nga Flemming. Gjithashtu Fleming shënoi dhe në të 3 e shtesës, duke barazuar në 2-2. Ajo që u pa ishte jo vetëm një pasim në moment kyç nga Broja, por një Broja tjetër, shumë më i mirë në bashkëpunimin me ekipin, që ndryshoi tempin e lojës, në mbrojtjen e topit, në ushtrimin e presionit te kundërshtari, madje dhe dyluftim për të mbrojtur shokun e tij të ekipit.

Një Broja tërësisht tjetër është parë sot në Championship dhe ajo që duhet të theksohet është padyshim fakti se shqiptari shkëlqeu pasi hyri në skemën me dy sulmues, ndërsa më parë, Burnley luajti vetëm me Fleming si sulmues kryesor. Pas disavantazhit të dy golave, trajneri luajti me dy sulmues dhe aty Broja ndryshoi tempin e lojës. Megjithatë shqiptari ka ende punë përpara pasi Fleming është padyshim lojtari kryesor i Burnley dhe në skemën me një sulmues, do të jetë në përparësi me Brojën. /Sport Ekspres/