Media të shumta evropiane publikuan informacione se Memphis Depay ishte ai që pagoi një milion euro për lirimin nga burgu të Dani Alves. Megjithatë, rezultoi se ky informacion nuk ishte i saktë dhe sot u zbulua se kush e nxori në të vërtetë brazilianin nga burgu.
Dani Alves është liruar pas më shumë se një viti. Futbollisti i famshëm brazilian kaloi gati 14 muaj pas hekurave për përdh.unim dhe tani është i lirë në pritje të vendimit të shkallës së dytë për këtë çështje.
Alves u dënua gjithsej me katër vjet e gjysmë burg. Megjithatë, gjykata në Barcelonë e lejoi atë të largohej me një garanci prej një milion eurosh dhe konfiskim të pasaportës.
Kishte shumë spekulime se bashkatdhetari Neymar do të paguante garancinë, por shumë shpejt nga Brazili erdhi një dush i ftohtë.
Babai i yllit më të madh të futbollit brazilian tha se ky rast nuk ka lidhje me familjen e tij dhe se është marrëzi të shkruhet se Neymar do të paguajë një milion euro për lirinë e Dani Alves.
Dukej se nuk kishte shpëtim për mbrojtësin legjendar. Megjithatë, shpëtimi u shfaq në minutën e fundit dhe Alves e gjeti veten të lirë.
Media të shumta raportuan se miku i tij i madh, sulmuesi i Atletico Madrid, Memphis Depay, ka paguar garancinë, por kjo rezultoi e pasaktë.
Sot, Mundo Deportivo zbuloi se kush është ‘fajtori’ që Dani Alves u lirua si përdh.unues i dënuar. Është një revistë braziliane që ka arritur një marrëveshje interesante me ish-yllin.
“Dani Alves u lirua nga burgu pas më shumë se një viti. Lirimi me kusht u pagua nga një revistë braziliane”, raporton Mundo Deportivo dhe shton:
“Në këmbim, kjo revistë do të marrë një histori ekskluzive për jetën e tij”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/