Sulmuesi shqiptar po rrëmben vëmendjen në Championship, tund sërish rrjetën në kampionat

Lorent Tolaj është padyshim një nga lojtarët shqiptarë me formën më të mirë të momentit. Sulmuesi 24-vjeçar po shkëlqen në Championship, ku po vijon me të njëjtin ritëm që kishte edhe në League One. Tolaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bristolit.

Ai ka shënuar në minutën e 65-të golin e vetëm për skuadrën e tij, e cila humbi me shifrat 4-1 përballë Southampton-it. Ky ishte goli i 2-të në 6 ndeshje të zhvilluara për lojtarin shqiptar, që gjithashtu numëron edhe një asist në kampionat./Sport Ekspres/