Nejmari ishte i pranishëm në përballjen e Santosit kundër Palmeirasit. Portali “UOL Esportes” ka zbuluar se ylli Brazilian ka vizituar lojtarët e Santosit në dhomën e zhveshjes, ku ka bërë edhe një premtim për të ardhmen e tij. “Corriere dello Sport” citon se Nejmari u ka thënë futbollistëve të ish-skuadrës: “Do të rikthehem te ju në 2025-n”.
Vitin e ardhshëm sulmuesi Brazilian përfundon kontratën e tij me Al Hilalin në Arabinë Saudite, ku momentalisht nuk po aktiviohet për shkak të një dëmtimi që e ka lënë gjatë jashtë fushave. Me sa duket Nejmari dëshiron ta përfundojë karrierën atje ku e nisi, te Santosi, dhe këtë ua ka bërë të qartë haptazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/