Kukësi dhe Dinamo janë përballur sot në një ndeshje ku dy ekipet kishin objektiva të ndryshme. Verilindorët kërkonin tre pikët për t’u futur në vallen e sigurimit të mbijetesës, ndërsa dinamovitët për Final Four.
Në fund, skuadrat nuk kanë marrë më shumë se një barazim 1-1, rezultat që nuk i shërben askujt. Goli i parë i takimit u000 realizua nga Salami në minutën e 69, që kaloi bukur portierin kundërshtar. Vetëm pesë minuta më vonë Tahiri do të sillte baraspeshën dhe do të vendoste barazimin në këtë takim. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në MCN TV:
Devolli: “Më vjen keq për golin e Dinamos, ishte mëse i evitueshëm. Djemtë kanë bërë 3 ndeshje me super intensitet në 10 ditë, prandaj meritojnë një BRAVO. Jam i kënaqur pasi tani kemi krijuar një identitet si ekip. Po arrijmë që ta fusim ekipin në shina. Nuk e di nëse Mehmeti ka parë këtë ndeshje apo ka parë ndonjë ndeshje tjetër, por për mua ishte Kukësi që la sot dy pikë. Nuk më mbëtet asgjë peng, kemi edhe Kupën në lojë, nesër pushim dhe pasnesër fillon puna. Dinamo fuste vetëm ndonjë krosim të dëshpëruar, por ne kishim lartësi me mbrojtësat tanë”.
Mehmeti: “E dinim forcën e Kukësit pasi kanë bërë mirë në katër javët e fundit. Në pjesën e parë kemi gabuar duke mbajtur topin tepër dhe kundërshtari përfitonte. Në atë terren nuk mund të mbash dot topin. Edhe te goli i dhamë inisivativën kundërshtarit, por kjo është lojë gabimesh. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kur i porosit lojtarët dhe ata nuk përmirësohen, të vjen keq. Po të shohësh rastet e Kukësit janë nga mos pozicionimi dhe mos dublimet tona. Por i kuptoj lojtarët se janë gabime individuale që duhet të përmirësohen me patjetër. Ndoshta kemi humbur edhe dy pikë sot. Kishim raste me Denison dhe Bardhin para golit të Kukësit që duhej t’i ndëshkonim. E kërkuam fitoren në mënyrën e drejtë. Ishin dy tre raste më pastra që ne kishim dhe goli i Kukësit erdhi në momentin jo të duhur”.