Një tjetër rast i frikshëm vjen nga Seria A këtë herë. Bëhet fjalë pikërisht për sulmet në zemër, që për fatin e keq janë shtuar ndjeshëm si raste në futbollin e luajtur. Këtë herë skena e tmerrshme ndodhi në ndeshjen mes Udinese dhe Romës.
Lojtari i Romës Evan N’Dicka kishte një dhimbje në gjoks dhe u shtri menjëherë në fushë. Sipas mediave italiane flitet për një sulm në zemër, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë menjëherë me defibrilatorin. Mbrojtësi u largua më vonë me barelë dhe ishte i vetëdijshëm. /Sport Ekspres/
Evan Ndicka incident, stay strong ? pic.twitter.com/CvcMeuHB43
— stinker (@stinkerdjene) April 14, 2024