Shakira është e dyzuar në këtë finale të Kupës së Botës. Nga njëra anë qendron Spanja, kombësia e dy fëmijëve të saj, dhe në anën tjetër qendron Lionel Mesi. Këngëtarja e njohur kolumbiane ka deklaruar se është mikeshë e sulmuesit argjentinas, për të cilin ndihet mjaft krenare.
“Kam dy fëmijë spanjollë. Kjo është arsyeja pse mbështes Spanjën. Por jam gjithashtu një mikeshë e Mesit dhe jam jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij.
Është e mahnitshme që, pavarësisht se është 39 vjeç, ai luan si një djalë 18-vjeçar, duke shënuar kaq shumë gola ndërsa konkurron me atletë në të njëzetat e tyre. Ambicia, vendosmëria dhe arritjet e Mesit më bëjnë shumë përshtypje”, ka thënë Shakira./Sport Ekspres/