“Ançeloti drejton çdo ekip vetëm me një ngritje të vetullës”, Klopi nuk i kursen batutat për trajnerin e Brazilit

Jurgen Klopi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur gjerë e gjatë për Kupën e Botës 2026. Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për përvojën e Ançelotit në krye të Brazilit. Klopi ka folur me superlativa për trajnerin brazilian, teksa nuk i ka kursyer as batutat. Ai është shprehur me humor se Ançeloti mund të drejtojë çdo skuadër vetëm me një ngritje të vetullës së tij.

“Nëse do të isha brazilian dhe do të më pyesnin për emrin e trajnerit ideal për ekipin kombëtar, nuk do të kisha asnjë dyshim: Karlo. Ai mund të drejtojë çdo ekip kombëtar me një ngritje të vetullës së tij. Mendoj se Brazili ka potencial të madh, por dikush duhet ta nxjerrë atë në pah. Atyre u mungon pak disiplinë taktike dhe nuk ka person më të mirë për t’i ndihmuar të përmirësohen. Karlo është i pabesueshëm, brazilianët janë me fat”, ka deklaruar Jurgen Klopi./Sport Ekspres/