Armand Duka ka reaguar menjëherë pas ndarjes nga jeta të Raphael Dëamena. Lojtari i Egnatias ndërroi jetë në spital pasi ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Kreu i FSHF shprehu ngushëllimet e tij dhe njëkohësisht shokimin për këtë lajm në kufijtë e së pabesueshmes.
“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dëamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.
Dëamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij. Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dëamena”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/