“Abissnet Superiore” ka hyrë në sprintin e saj përfundimtar. Gara për një vend në ‘final four’ është bërë më e ashpër se kurrë. Edhe tre javë nga fundi i kampionatit të rregullt, tre ekipe janë në garë për vendin e 4-t në elitën e futbollit shqiptar. Aktualisht në këtë pozicion vijon të mbetet Dinamoja. Këta të fundit janë ndalur një barazim 0-0 nga Laçi, duke marrë vetëm një pikë nga kjo sfidë.
Ndërkaq, Skënderbeu ka marrë sot tre pikët përballë Erzenit. Bardhekuqtë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje që u vendos që në minutën e 7 nga Janaqi. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Dinamo e vendit të 4-t. Por gara shkon përtej këtyre dy skuadrave, teksa Tirana i ndjek me vetëm një pikë më pak. Bardheblutë luajnë nesër derbin e zjarrtë me Partizanin, ku në rast fitoreje, do të ngjitej në vendin e 4-t në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/