Pak minuta më parë janë mbyllur të 5 ndeshjet e Superiores për ditën e sotme. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, situata duket më e qartë, përveç Final Four ku ka ende duele. Laçi fitoi me shifrat 1-0 kundër Tiranës falë golit të shënuar nga Prodani në minutën e 62. Nga ana tjetër Vllaznia fitoi në aksionin e fundit dhe minutën e fundit kundër Dinamos, falë realizimit të Dodaj. Ndërkohë Partizani do të fitonte 1-0 ndaj Skënderbeut me Mensah. /Sport Ekspres/
Laçi-Tirana 1-0 Prodani 62’
Teuta-Egnatia 1-0 Jazxhi 11’
Erzeni-Kukësi 3-3 Blazevic 22’, 64’, Ademi 79’/ Reci 77’, Solodovnicov 83’, Fejzaj 86’
Vllaznia-Dinamo 1-0 Dodaj 90’
Partizani-Skënderbeu 1-0 Mensah 84’