Për shkak se shqiptarët janë më të shumtë në emigrim sesa banojnë në Shqipërinë zyrtare, FSHF duhet të bëjë një punë të madhe edhe për të fituar futbollistët që lindin në vende të ndryshme, për t’i veshur kuqezi dhe që të mos tundohen nga Kombëtaret e tjera.
I ftuar në “Opinion”, Armand Duka konfirmoi se Kumbulla dhe vëllezërit Shpendi, Stiven dhe Kristian kanë marrë ftesë nga Italia, por zgjodhën Shqipërinë me zemër. “Kumbulla dhe vëllezërit Shpendi janë ftuar nga Italia, por ata zgjodhën Shqipërinë”, tha Duka. /Sport Ekspres/