Debatik Curri është kthyer pas në kohë, duke kujtuar mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014. Ish-mbrojtësi Kombëtares shqiptare ka rrëfyer për “Gazeta Blic”-in mënyrën se si De Biazi i motivoi lojtarër përpara sfidës. Ai thotë se trajneri italian kishte përgatitur një video motivuese më vuajtjet që shqiptarët përjetuan në kohën e agr.esionit serb.
“Kemi diskutuar shumë. Edhe në Shqipëri, edhe gjatë rrugës në aeroport. Unë i kam paralajmëruar që kjo ndeshje mund edhe të mos zhvillohej. Ashtu ndodhi. Ditën e ndeshjes kishte gjuajtje të shisheve në stadium. Siguri s’kishte, minimale. Frikë ka pasur, sepse e dinim që ata do të kishin 30 mijë vetë në stadium, ndërsa ne ishim 20 vetë. Shumica e menduan se do të shkonin të luanin futboll në një vend europian. Por disa e kanë ditur që po shkonim në një “lu.ftë”. Ajo ndeshje ishte me tension të lartë që nga minuta e parë.
Kur e pamë dronin ishte një farë ndjenje krenarie për atë flamur, pë rata njerëz që ishin aty në flamur. Futbollistët i mbrojtën me dinjitet të gjitha simbolet kombëtare. Ishte diçka madhështore. Kur u kthyem ishte si të kishim qenë heronj. Ishte momenti më i lumtur në jetën time. Përpara ndeshjes, në analizën e ndeshjes, trajneri De Biazi nuk është marrë fare me taktikën e lojës. Ka punuar në motivimin e futbollistëve. E kishte përgatitur një video me momentet e lu.ftës në Kosovë. Me ato vuajtjet që populli jonë dhe fëmijët, gratë, pleqtë kanë përjetuar nga agresori serb. Na motivoi shumë përpara ndeshjes. Me zor prisnim të shkonim në stadium. Aq shumë e kam pritur atë ndeshje. Deri në momentin që u ndërpre ndeshja, ne ishim shumë më mirë se ata. Kishim më shumë raste”, ka thënë Debatik Curri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/