Arlind Ajeti doli sot në konferencën për shtyp para ndeshjeve të Europianit. Mbrojtësi i Shqipërisë ishte me këmbë në tokë duke treguar gjithë eksperiencën e marrë nga Europiani i 2016, teksa nuk u shfaq shumë euforik.
“Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe në fund duhet të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
Për momentin e kemi analizuar të gjithë ekipin e Italisë. Sot ose nesër do të studiojmë sulmuesit dhe individët.
Ne duhet të përgatitemi për të gjithë. Scamacca është shumë i rrezikshëm. Por theksoj se ka edhe lojtarë të tjerë që janë të rrezikshëm.
Ne i beojmë vetes, i besojmë ekipit dhe çdo lojtari që është këtu. Ne do të japim maksimumin dhe çfarë do të ndodhë do ta shikojmë në fund.
Do të luajmë 3 ndeshje finale. Do të jetë e vështirë, por shpresa vdes e fundit. Shpresojmë të na dali për mirë.
Është e veçantë edhe për ne edhe pse është hera e dytë. Emocionet janë gjithmonë të ndryshme. Ne do të mundohemi të mbështesim çdo lojtarë që të japë maksimumin”, tha Ajeti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/