Spanja arriti që të fitonte ndaj Italisë me shifrat 1-0. Autogoli i Caliaflorit do të vendoste historinë e këtij takimi, ndërsa spanjollët marrin zyrtarisht vendin e parë dhe kalojnë më tej. Por kjo skuadër ishte e frikshme në fushën e lojës, veçanërisht nga krahu ku Inaki Ëilliams nuk i la asgjë mangut Vinicius Junior në performancën e tij, ndërsa Yamal dhuroi pothuajse të njëjtin spektakël nga krahu tjetër.
Për këtë arsye, kjo fitore e Spanjës sjell optimizëm edhe te Shqipëria. Nëse Italia do të kishte fituar aksidentalisht siç ka bërë shumë herë në historinë e saj, kuqezinjtë do ta kishin një mision të pamundur për të dalë me tre pikë ndaj një Spanje të këtij niveli. Tashmë situata duket më e mirë, Spanja jo vetëm që ka siguruar kualifikimin, por edhe vendin e parë.
Nëse do të jetë me këta lojtarë edhe ndaj Shqipërisë, ritmi dhe dëshira e tyre për të bërë keq nuk do të jetë e njëjta si sot ndaj Italisë. Nga krahu tjetër nëse luhet me ekipin e dytë, ka më shumë gjasa, përtej faktit që edhe të rinjtë do të motivohen për të treguar sesa vlejnë te Spanja, por ËIlliams dhe Yamal të kësaj forme, janë të papërmbajtshëm.
Në të kaluarën ose më saktë, në një kohë më të afërt, në Botërorin e fundit, Spanja ishte në një situatë të ngjashme. Atëherë Japonia do të përballej me Spanjën dhe nëse fitonte, do të linte pas vetes Gjermaninë.
Teksa luhej ndeshja e fundit e grupit, Spanja e kishte siguruar kualifikimin për më tej, por jo vendin e parë si sot. Megjithatë në atë përballje, për shkak të motivimit jo të madh, Spanja humbi me shifrat 2-1 nga Japonia. Këta të fundit morën vendin e parë në grup dhe në këtë mënyrë, Gjermania u dërgua në shtëpi dhe nuk kaloi më tej.
Shumë e komentuar këtë verdikt te Japoni-Spanjë si një goditje që spanjollët i bën Gjermanisë, duke e hequr qafe që në grup, në mënyrë që të mos ta kishin në vazhdimësi. Situata është e njëjta edhe me Shqipërinë, për më tepër që spanjollët e kanë siguruar edhe vendin e parë. Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë verdikti në fushën e blertë, teksa mbrëmja e së hënës do të vendos gjithçka. /Sport Ekspres/