Çiro Imobile do të jetë lojtari më i ri i Beshiktashit. Sulmuesi italian ka arritur marrëveshjen e tij personale me klubin bardhezi. Lojtari i Lacios ka pranuar të veshë fanellën e Beshiktashit për dy sezonet e ardhshme.
Ndërkohë, edhe klubi italian ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transferim. Fabricio Romano bën me dije se palët po punojnë për detajet e fundit përpara se të zyrtarizohet gjithçka. Imobile pritet që shumë shpejt të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën, të cilët do të kenë për detyrë ta furnizojnë sa më tepër me asiste sulmuesin italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/