Partizani do të përballet në turin e dytë të Conference League kundër ekipit gjeorgjian, Iberia 1999, që më parë quhej Saburtalo. Këta të fundit kanë disa probleme, stafi ka ndryshuar dhe trajneri Levan Korghalidze duhet të kalojë provën e parë me Partizanin.
Ndërkohë media gjeorgjiane, Lelo, ka shkruar një artikull për lexuesit dhe tifozët, që të njihen më mirë me Partizanin.”Partizani ka tifozë të dalluar dhe ka një histori të pasur: 17 herë ka dalë kampion i Shqipërisë, 15 herë ka fituar Kupën dhe tri herë Superkupën. Partizani luan rregullisht në Kupat e Europës, por nuk ka konkurruar asnjëherë në asnjë fazë grupore.
Mes lojtarëve, sulmuesi i njohur Igli Tare konsiderohet një legjendë e klubit. Në vitet 2009-2023 ka qenë drejtor sportiv i “Lazios”. Klubi ka lojtarë të mirë shqiptarë dhe mjaft lojtarë të huaj gjithashtu. Te Partizani janë regjistruar 5 lojtarë nga Kosova, ka edhe legjionarë senegalezë, kamerunas, ganezë dhe kongolez”, shkruhet në artikull. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/