Shtatë klube shqiptare janë ende në lojë për një vend në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ato i kthehen sërish aksionit në fushën e lojës që mbrëmjen e nesërme. Drita do të jetë e para që do të zbresë në fushë. Pasditen e nesërme, duke nisur që nga ora 17:00, do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Breidablikut. Më tej, në orën 18:00, Struga do të ndeshet në transfertë me Pjunikun e Jerevanit. Në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00, Ballkani do të provojë kualifikimin ndaj Hamrunit në Maltë, ndërsa një orë më vonë, Deçiçi do të nisë përballjen e tij me Dinamon e Batumit.
Ndërkaq, ekipet e tjera shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e tyre të kthimit ditën e enjte. Llapi do të presë në shtëpi Brondbinë, duke nisur nga ora 17:00. Një ndeshje që më shumë duket se do t’i përkasë statistikave, pasi ekipi i kampionatit të Kosovës është mposhtur me shifrat 6-0 në ndeshjen e parë. Ndërkohë, në të njëjtin orar, 20:00, do të luajnë sfidat e tyre Egnatia me Partizanin. Kampionët e Shqipërisë presin Vikingurin, ndërsa të kuqtë Saburtalon.
Ndeshjet e kthimit të klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës:
E martë, 30 korrik
17:00 Drita – Breidablik (2-1)
18:00 Pjunik – Struga (1-2)
20:00 Hamrun – Ballkani (0-0)
21:00 Deçiçi – Dinamo Batumi (2-0)
E enjte, 01 gusht
17:00 Llapi – Brondbi (0-6)
20:00 Partizani – Saburtalo (0-2)
20:00 Egnatia – Vikingur (1-0)