Visar Bekaj do të bënte kalimin e madh për të shkuar nga Tirana te Hatayaspor, në elitën e Turqisë. Portieri shqiptar qëndroi në stol për shumë ndeshje, por hyri si titullar dhe shkëlqeu në dy ndeshjet e fundit kur iu dha shansi, në Kupë dhe në kampionat me Samsunspor.
Ndeshja e radhës do të ishte ajo kundër Galatasarait, atje ku Bekaj pritej që të ishte sërish titullar. Megjithatë problem qëndronte te rënia ndesh e datave. Nëse Bekaj do të qëndronte për të luajtur në datën 11 nëntor kundër Galatasarait, nuk do të ishte i gatshëm për ndeshjen që Kosova zhvilloi një ditë më vonë me Izraelin. Megjithatë, ish-portieri i Tiranës zgjodhi që të shkonte te Kosova për të qëndruar në stol, pas Muric, duke refuzuar mundësinë e përballjes ndaj një emri të njohur si Galatasarai. /Sport Ekspres/