Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të shpërfillë vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive i ka quajtur të pavlefshme zgjedhjet e bëra në Asamblenë Zgjedhore të 4 viteve më parë. Një verdikt ky që hedh poshtë edhe çdo vendim të marrë nga kjo Asamble.
Por KOKSH-i vazhdon ta injorojë fjalën e fundit të thënë nga KAS-i. Madje këtij injorimi i është bashkuar edhe shteti shqiptar. Krye bashkiaku i Tiranës dhe zv. ministri i Sporteve, Endri Hoxha, ishin të pranishëm në pallatin e sporteve ku po zhvillohej ndeshja e Abakarovit, i cili po garonte në Lojërat Olimpike Paris 2024 për flamurin kuqezi.
Prania e zotit Hoxha në mbështetje të KOKSH-it, në një moment kur institucioni shtetëror që ai përfaqëson është njoftuar nga KAS-i për pavlefshmërinë e Asamblesë Zgjedhore të KOKSH-it, është një shenjë e injorimit të shkallës më të lartë ndërkombëtare të drejtësisë sportive./Sport Ekspres/