Jasir Asani ka nuhatje për golin dhe duket i lindur për të shënuar. Ka shumë minuta kur Jasiri ndoshta mund të duket i zhdukur nga fusha, pa prekur topin, por i mjafton një moment dhe një rast për të dalë heroi i Shqipërisë dhe për të na dhënë fitoren.
Kështu na dërgoi në Europian, kështu fituam edhe kundër Ukrainës. Sigurisht, shumë do të thonë se goli i tij ishte disi i lehtë apo siç tha edhe Etrit Berisha: “Nuk të quhet goli Jasir, nuk ishte nga 30 metra”.
Megjithatë në pamjet më poshtë mund të shihet se Jasiri e nis vrapimin sapo sheh Mitaj me topin në zotërim. Rei Manaj mbërriti me një pasim te Qazim Laci, ky i fundit nuk e arriti dot topin dhe Jasir Asani që e kishte nuhatur rastin dhe e kishte ndjekur që në fillim, arriti të dërgojë topin në rrjetë. Në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, shkoi Jasiri te topi, jo topi te Jasiri. /Sport Ekspres/