Miqësia e vjetër është “thyer”! Cristiano Ronaldo zgjodhi Mbape para Benzema, francezi i kthen përgjigje menjëherë me…Topin e Artë

Miqësia e vjetër është “thyer”! Cristiano Ronaldo zgjodhi Mbape para Benzema, francezi i kthen përgjigje menjëherë me…Topin e Artë

Cristiano Ronaldo zgjodhi mes lojtarëve që iu ofruan teksa ishte i ftuar në podcast-in e ish-shokut të tij të skuadrës Rio Ferdinand dhe më shumë polemika shkaktoi momenti kur portugezi zgjodhi mes Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.

Ai në të kaluarën ka luajtur së bashku me Karim Benzema në Madrid, por të dy duket se nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Është interesante se disa vite më parë, kur zgjidhte ekipin e tij ideal, Benzema vendosi të linte Ronaldon jashtë skuadrës. Ronaldo tani i duhej të zgjidhte mes Mbappe dhe Benzema dhe zgjodhi francezin, duke e poshtëruar disi Benzeman.

Nuk kaloi shumë kohë për përgjigjen e Benzemas. Francezi ka postuar një fotografi të Topit të Artë në llogarinë e tij në Instagram, duke i kthyer një përgjigje të qartë Ronaldos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/