E FUNDIT/ Ngjarjet e shëmtuara te Laçi-Partizani, 4 personave i ndalohet hyrja në stadium (EMRAT)

FSHF ka bërë zyrtare vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës dhr Etikës sa i përket disa incidenteve të shëmtuara që nuk kanë vend në futbollin shqiptar. Kryesisht për ndeshjen Laçi-Partizani, ku disa persona nga tribuna hodhën sende në fushën e lojës duke goditur zyrtarin e Partizanit.

“Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore KF Laçi – FK Partizani të zhvilluar më datë 16.09.2024 ora 16:00 në stadiumin “Laçi” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore FK Partizani – KF Tirana të zhvilluar më datë 21.09.2024 ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

 

VENDOSI:

 

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

 

  • Pirro Gjok Fufi
  • Klejdi Alket Lamllari
  • Raid Lantan Kavaja
  • Mateo Thoma Gjoka

 

  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

 

  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.”