Impresionues/ 82% saktësi dhe 6 driblime me sukses, ky ishte Anis Mehmeti kundër ekipit të Premier League

West Ham po kthehet në një ekip të preferuar për talentet shqiptarë. Pasi Ernest Muçi i shënoi tre gola, ishte radha e Anis Mehmetit për të shkëlqyer.

Futbollisti shqiptar i Bristol City luajti nga minuta e parë dhe festoi kualifikimin në Fa Cup karshi West Hamit. Statistikat e tij nga minuta e parë ishin impresionuese.

82% të pasimeve të sakta, 51 prekje topi, 23 pasime të dhëna sakt nga 28 tentativa të pasimit, 9 duele të fituara nga 14 duele të zhvilluara në ndeshje dhe 6 driblime të dala nga 9 driblime të provuara gjithsej. Këto statistika tregojnë “rilindjen” e Mehmetit te Bristol City. /Sport Ekspres/