Frenkie de Jong është padyshim një lojtar i padëshiruar te Barcelona. Katalanasit duan shumë ta “heqin qafe”, u përpoqën ta bëjnë këtë gjatë verës, por nuk ia dolën. Mesfushori 27-vjeçar ka një pagë të madhe, më të madhen nga të gjithë në klub dhe ky është një problem për Barcelonën. Duke qenë se holandezi nuk dëshiron të largohet, drejtuesit menduan një zgjidhje të re.
Kjo është arsyeja pse ata vendosën të bëjnë një propozim për De Jong. Duke qenë se i detyrohen 18 milionë euro nga detyrimet e pashlyera, janë gati t’ia paguajnë menjëherë këtë shifër që ai të largohet nga klubi. Pra 18 milionë euro janë në tavolinë dhe një kërkesë që të jetë pagesa e tij për përfundimin e bashkëpunimit. Tani gjithçka varet nga De Jong, i cili tani duket i gatshëm për t’u larguar nga katalanasit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/