Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Cekisë. Kjo ndeshje vlen si një finale për kuqezinjtë që në rast fitore do të luajnë deri në fund shansin e vendit të parë, në të kundërt, dalin përfundimisht nga gara.
Por si pritet që të luajë Silvinjo kartat e tij në këtë finale? Formacioni i Kombëtares pritet të jetë i njëjti si kundër Gjeorgjisë, grupi fitues, nuk preket. Kështu, në portë do të luajë Strakosha. Ivan Balliu do të ul sërish në stol Elsi Hysajn, ndërsa qendra e mbrojtjes nuk ka aspak pikëpyetje, Ismajli-Ajeti duke i bashkangjitur Mitajn në krahë nuk kanë diskutime.
Ashtu si edhe mesfusha, që tashmë është e konsoliduar me Asllani-Ramadani-Qazim Laçi. Në krahun e majtë të sulmit do të jetë i përhershmi Nedim Bajrami, ndërsa nga ana tjetër, gjendet Jasir Asani. Sa i përket majës së sulmit, ka ende disa pikëpyetje mes Indrit Tucit dhe Mirlind Dakut. Megjithatë sulmuesi i Spartës së Pragës ka një avantazh të lehtë dhe pritet që të jetë ai titullar për finalen ndaj çekëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/