Një rezultat shumë të mirë ka marrë sot Shqipëria U-17 e drejtuar nga Tedesco. Kuqezinjtë e vegjël kanë fituar me përmbysje kundër Polonisë, në shifrat 3-2. Goli i parë u shënua nga miqtë në fundin e pjesës së parë, duke shkuar në dhomën e zhveshjes me avantazhin minimal, 0-1.
Por më pas në skenë doli Gabriel Kulla. Futbollisti i Sasulos ka lëshuar një tjetër predhë nga goditja e dënimit, siç bëri pak kohë më parë. Një tjetër gol spektakolar për sulmuesin e momentit te U-17. Polakët kaluan sërish në avantazh me anë të Jakub Kaczoëka, që gjeti golin e dytë personal.
Por Gabriel Kulla, nuk mund t’ia linte fitoren polakut dhe e barazoi me numrin e golave në ndeshje. Një tjetër lëvizje e bukur në zonë dhe Kulla shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën e 66. Ndërkohë goli i fitores u realizua nga ana e Voglit në të 79, për ta mbyllur ndeshjen në 3-2. /Sport Ekspres/